11 shkurt 2010

Milani “vishet” me miliona nga arabët

“Emirates”, kompania e fluturimeve të Emirateve Arabe, do të jetë sponsori i ri i Milanit. “”Emirates Airline” ditën e premte do të nënshkruajë në Milano një kontratë sponsorizimi, - ka bërë të ditur nga Dubai një zëdhënës i kompanisë “Boutros Boutros”. - Jemi krenar që do të bëhemi sponsor të një klubi prestigjoz si Milani”. Edhe pse mungon zyrtarizimi, marrëveshja duhet të jetë e vlefshme për 5 sezonet e ardhshme, duke derdhur në arkat e klubit kuqezi 15 milion euro në vit. Të ardhura këto që mund të rriten në varësi të arritjeve të skuadrës në Europë.
Prezantimi i partnerit të ri të Milanit mund të bëhet para ndeshjes së kampionatit kundër Udinezes, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje. Kompania “Emirates” është në pronësi të sheikut Ahmed Bin Said Al Maktum, që në të kaluarën ka qenë afër klubit kuqezi në lidhje me blerjen e disa aksioneve të kësaj skuadre. “Emirates” është edhe sponsori i Arsenalit, Hamburgut, Paris St. Zhermenit dhe Olimpiakosit.