09 shkurt 2010

Diego: Jam optimist

Diego, futbollist i Juventusit thotë se i duhet një fitore që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e mbarë. Ka kohë që Juventusi është në krizë të rezultateve dhe kjo edhe e ka zbritur në vendin e shtatë me 36 pikë. “Jam optimist. Duhet të jemi. Po shoh shenja të përmirësimit. Sikurse edhe të tjerët, nuk po arrij të shënoj gol. Por ndjehem mirë. Lëviz mirë me edhe pa topin, ekzekutoj gjuajtje të lirë, harkoj. Kjo është puna ime, të asistoj për kolegët e mi dhe të luaj për skuadrën. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që e kemi bërë edhe javën e kaluar, të punojmë intensivisht me buzëqeshje në fytyrë. Psikikisht duhet të jemi të fortë”, tha Diego.