09 shkurt 2010

Ibrahimovic ka harruar të shënojë gol!

Zllatan Ibrahimovic ka kohë që nuk ka shënuar gola për Barcelonën. Si duket ka harruar Ibrahimovic edhe të shënojë gola apo si ia ka zakon ai të shënoi kur më së paku pritej. Nuk është hera e parë që një futbollist i kalibrit botëror që nuk ka shënuar gola, ai edhe në skuadrat e mëparshme ka agjëruar në këtë mënyrë. Futbollisti suedez premton se në vazhdim do të shënoi gola dhe do të jetë shumë i spikatur. Ibrahimovic është që nëntë ndeshje pa gola, dhe, edhe pse është numri 9 i Barcelonës ai thotë se ka pasur situata të tilla në Itali. Ai merr guximin ta quaj futbollin Italian pasiv dhe trajnerin Guardiola më të mirë se Mourinhon. Ibrahimovic është duke marrë kritika të ashpra në Spanjë nga analistë të ndryshëm për shkak se nuk ka shënuar që nëntë ndeshje asnjë gol. “ Nuk brengosem, sepse kjo ka ndodhur dhe në të kaluarën, me Ajaxin, Juventusin dhe Interin”, tha Ibrahimovci. Ai shtoi: “Unë filloj mirë më pas ndalem, më pas shpërthej. Jam numri 9, por është me rëndësi të them se, golat për mua s’kanë dhe aq shumë rëndësi. Nëse unë kam bërë një asistim unë jam i kënaqur. Këtu në Barcelonë është e njëjta gjë si në Ajax. Në Itali futbolli nuk është interesant, atyre i duhet një 1:0, dhe i intereson vetëm fitorja. Dhe më ka ndodhur të më thonë kur luaja mirë. Luajte mirë, por nuk fitove asgjë. Guardiola mendon si futbollist, është shumë aktiv, duke participuar edhe në stërvitje. Në të kaluarën kam pasur trajnerë më pasiv, njerëz që japin urdhra dhe sqarojnë gjëra. Pep nuk është polic që të jap urdhra si diktator që na tregon detyrat. Është më shumë një profesor që na mëson edukatën. Capello, Mancini dhe Mourinho nuk ishin dhe aq aktiv. Capello dhe Mourinho i sqarojnë gjërat me tabelë, dhe vetëm fjala e tyre aprovohet. Guardiola ishte lojtar i madh dhe ai e di se çfarë mendon një futbollist”, ka thënë Ibrahimovic.