09 shkurt 2010

Njeriu më kontravers

“Italia do të dështoi në Kampionatin botëror”, -janë fjalët e njeriut më kontravers në futbollin italian pas Mourinhos, ish-drejtorit te Juventusit, Luciano Moggi. Ai me deklaratën e tij ka shokuar të gjitha mediat italiane dhe disa e quajtur edhe njeri të çuditshëm. Madje as analistët më të mëdhenj nuk e kanë pritur një deklaratë të tillë nga Moggi. “Lippi nuk do të rikthehet te Juventusi në fund të kampionatit pasi që ai është zot për federatën italiane të futbollit. Por ai nuk do të arrij shumë në Afrikën Jugore pasi që materialin që e ka nuk është ekstra-ordiner, dhe ky nuk është gabimi i tij”, tha Moggi.