05 shkurt 2010

Kielini i premton besnikëri “Zonjës”

Mbrojtësi i Juventusin, Xhorxho Kielini, i jep fund zërave të fundit në merkato, të cilët e shihnin larg Torinos në të ardhmen.

“Shpresoj të qëndroj gjatë këtu dje të vazhdoj marrëdhënien me klubin. Më bëhet qejfi që skuadrat e tjera interesohen për mua, por nuk kam ndërmend ta lë Juven. Ndoshta do të rinovoj në verë”, u shpreh qendërmbrojtësi i kombëtares italiane.

Ai foli gjithashtu edhe për momentin që po kalon skuadra: “Tani duhet të rikthehemi fitues, për të mos u larguar nga zona e Ligës së Kampionëve”. Në lidhje me idenë e trajnerit të ri, Zakeroni, për të luajtur me tre mbrojtës, Kielini u shpreh:”Mund të jetë një zgjidhje”.