16 shkurt 2010

Klose i gatshëm për Fiorentinën

Sulmuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Miroslav Klose, ka sanuar lëndimin e gjurit dhe është i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Fiorentinës. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga agjencia e lajmeve Reuters. Ndeshja mes Bayernit dhe Fiorentinës luhet të mërkurën (20:45). Ndërkohë mesfushori rus Andrei Arshavin do t'i mungojë skuadrës së Arsenalit që në të njëjtën ditë pret Porton në Londër, po në kuadër të Ligës së Kampionëve.