04 shkurt 2010

FA Cup, Tottenhami në raundin e pestë

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Leeds United në kuadër të FA Cup, për të vazhduar garën e mëtutjeshme.
Njeriu i ndeshjes ishte Jermain Defoe, i cili shënoi het-trik (37’, 73’ dhe 90’), për t’ia siguruar skuadrës së tij kualifikimin në raundin e pestë.
Vendasit arritën të shënonin vetëm një gol në fund të pjesës së parë, ndërsa realizues ishte Luciano Becchio.
Ishte ky fundi i ëndrrës së Leeds United që në raundin e tretë eliminoi Manchester Unitedin.
Ndërkohë në raundin e pestë, Tottenhami do të ketë për kundërshtar Boltonin.