18 shkurt 2010

Stuttgarti interesohet për Behramin

Drejtuesit e skuadrës gjermane, Stuttgart, kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit kosovar të West Ham Unitedit, Valon Behrami. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga uebfaqja angleze "4-4-2". Sipas kësaj ueb-faqeje, 24-vjeçari në fund të këtij edicioni do të largohet nga West Hami, ndërsa Stuttgarti për të duhet të paguajë të paktën dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Behrami ka kontratë me skuadrën e West Hamit deri në qershorin e vitit 2013, ndërsa interesim për të kanë treguar edhe Manchester United, Manchester City, Juventus, Roma e Palermo...