11 shkurt 2010

Cana: 12 ndeshje pa fitore

Lorik Cana eshte shprehur mjaft i zhgenjyer per ndeshjen ku Sanderlendit iu mohua fitorja e pare ne Premiership qe prej nentorit te vitit 2009.
Mesfushori shqiptar e ka cilesuar si “zhgenjimin me te madh te sezonit” barazimin 1-1 ne fushen e Portsmuthit, me golin e sekondave te fundit te realizuar nga Dindane, qe e zgjati ne 12 ndeshje pa fitore ecurine negative te ekipit.
“Macet e zeza” do te jene pushim gjate fundjaves dhe lojtari kuqezi shpreson se skuadra e Stiv Brus do ta shfrytezoje kete pauze, per te mbledhur forcat per sfiden e ardhshme me Arsenalin. “Ndodhemi nen presion, por jemi profesioniste dhe krenare qe luajme me kete klub, e tashme duhet te zbresim ne fushe dhe ta tregojme kete”, deklaroi Cana.
“Kemi nje fundjave pushim dhe ndoshta kjo mund te na sherbeje. Ky eshte nje sezon i veshtire, por tashme do te kemi kohe te reflektojme per ate qe ka ndodhur. Ne te ardhmen na presin dy sfida mjaft te veshtira, fillimisht ne fushen e Arsenalit dhe me pas ne shtepi kunder Fulhamit”.
Sanderlendi nuk fiton ne kampionat pikerisht qe prej sfides ku mposhten “topçinjte” e Arsen Venger ne “Stadiumin e Drites”. Kuqeziu perfundoi: “Kemi humbur kater pike dhe nuk jane pak. Gjithsesi, na kane mbetur edhe 13 ndeshje dhe mund te permiresohemi. Sezoni yne ende nuk ka perfunduar”.