11 shkurt 2010

Slishkoviç: Shqiperia nuk e rivalizon dot Bosnjen

Kundershtaret me peshe ne Grupin D as nuk e llogarisin Shqiperine si nje pengese per ecurine e tyre drejt realizimit te synimeve ne eliminatoret e Europianit 2012.
Por fakt interesant eshte qe tashme i eshte “rritur mendja” edhe Bosnjes, e cila pas paraqitjeve te mira ne eliminatoret e Boterorit 2010, ku u shkualifikua vetem pas humbjes ne “playoff” ndaj Portugalise, tani e ka “shenjestren” e larte.
Ish-trajneri i Tiranes, Blazh Slishkoviç, mendon se Kombetarja shqiptare ne futboll nuk mund t'i nxjerre telashe vendit te tij, Bosnje-Hercegovines.
Ne nje interviste te dhene te marten per faqen sportive ne internet "Sportin.ba", botuar edhe ne te perditshmen kosovare “Koha Ditore”, Slishkoviç ka pohuar se Bosnja duhet te mendoje vetem per Francen dhe Rumanine, per te fituar Grupin D eliminator te Euro 2012.
Kundershtare te Bosnjes ne kete grup jane Shqiperia, Franca, Rumania, Bjellorusia dhe Luksemburgu. Slishkoviç, i cili e ka drejtuar Kombetaren e Bosnjes nga 2002-2006, por ka qene edhe trajner i Tiranes ne sezonin 2008-2009, pretendon se e njeh mentalitetin shqiptar. “Mendoj se me Shqiperine nuk do te kemi probleme te medha, eshte shprehur Slishkoviç. Ne kualifikimet e fundit befasisht kane arritur te marrin nje pike nga Portugalia dhe Danimarka, por veç kesaj nuk kane bere asgje me shume. Pasi njoh mire mentalitetin e tyre, them se nese kualifikimet i nisin me fitore, atehere mund te nxjerrin probleme, ne te kunderten komplet ekipi do te perjetoje renie dhe do te futet ne depresion, sepse ata nuk jane lojtare qe mund te nxirren lehte nga kriza. Franca eshte favoriti me i madh i ketij grupi dhe per ta nuk ka shume fjale, pasi kane nje skuader te stermbushur me yje".
Edhe mesfushori boshnjak i Lionit, Miralem Pjaniç, vlereson te paperfillshem potencialin e Shqiperise. "Grupi eshte shume i mire dhe kemi gjasa te medha per kualifikim. Franca eshte favoritja kryesore, por ajo eshte e pamposhtur. Po ashtu, mund te matemi edhe me Rumanine", ka thene Pjaniç. "Sa i perket Shqiperise dhe Bjellorusise, eshte njesoj si te luash kunder Luksemburgut, edhe pse nuk ben te lirohemi kunder autsajdereve".