04 shkurt 2010

Bendtner: Do të rikthehemi në garë për titull

Nicklas Bendtner beson se mund t’i ndihmojë Arsenalit ta mposhtë Chelsean dhe të rikthehet në garë për titullin e Ligës Premier.
Pas pauzës për shkak të lëndimit, Bendtner luajti dy ndeshje për Arsenalin, në të cilat u fut si zëvendësues. Danezi thotë se së shpejti do të jetë i gatshëm të luajë një ndeshje të plotë dhe synon të shënojë fitore në Stamford Bridge të dielën.
“Kur do të rikthehem me fuqi të plotë, do të mund të kem ndikim të madh. Kemi lloje të ndryshme të sulmuesve të cilët mund të bëjnë gjëra të ndryshme, dhe mendoj se ekipit i mungonte një sulmues i llojit tim”.
“Nuk arritëm kundër Manchester United, por të dielën kemi një shans tjetër të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Kemi shanse për titull nëse e fitojmë ndeshjen. Pse të mos e bëjmë këtë”, ka thënë sulmuesi.