Brazil, vritet tifozi në përleshjen mes tifozërive
Një tifoz është vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur pas përleshjeve mes tifozërive rivale të klubeve braziliane Palmeiras dhe Sao Paulo. Policia ka deklaruar se pati të paktën gjashtë përleshje mes tifozëve të dielën në mbrëmje pas fitores 2-0 të Palmeiras ndaj Sao Paulos në stadiumin “Palestra Italia”. Viktima ishte në mesin e katër tifozëve të plagosur me armë zjarri gjatë një përleshjeje në qytetin e Jundiait, në periferi të Sao Paulos. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar 60 tifozë pas përleshjeve.