02 shkurt 2010

Bogdanit në qershor i skadon kontrata

Futbollisti i kombëtares kuqezi, Erion Bogdani, sulmues që kohët e fundit më shumë po aktivizohet në pjesën e dytë sesa titullar në radhët e skuadrës së Chievos. Ai pas shumë ofertave që ka pasur në afatin kalimtar dimëror, më në fund ishte i vendosur të qëndrojë në radhët e skuadrës së Chievos, e cila lufton për mbetjen në Serie A të Italisë në futboll. Sulmuesi shqiptar dihet se ishte i kërkuar nga klubet si Bari e Catania, por nuk e joshën edhe këto oferta sado kudo të majme. “Bogdanit në muajin qershor do t’i skadojë kontrata, dhe pasi është paguar prej vitesh me një pagë faraonike, klubi i tij nuk mund të fitojë asgjë nga nxjerrja e tij në shitje”, - shkruan Tuttomercatowb.com.