02 shkurt 2010

Ancelotti: E kam fituar bastin

Carlo Ancelotti, menaxher i Chelseas, ka thënë se ndihet fortë mirë që nuk ka sjellë asnjë përforcim gjatë afatit kalimtar dimëror. Sipas tij, nuk e ka humbur bastin, por e ka fituar atë. “Jo, e kam fituar bastin sigurisht. Ne nuk kemi nevojë për asnjë futbollist të ri”, tha Ancelotti. Ai shtoi: “Nëse Chelsea nxjerr gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, Arsenali praktikisht do të jetë jashtë garës për titull”.