16 shkurt 2010

Bettega: Mourinho le të shikoj Interin e tij

Roberto Bettega i ka thënë Jose Mourinhos le të mbajë sa më larg hundët nga punët e brendshme të Juventusit pasi që ai ka Interin e tij.

Mourinho tha se penaltia e Juventusit ndaj Genoas nuk ekzistoi përderisa ai kritikoi referët në takimin 0-0 me Napolin dje, në të cilën, nuk u akordua një penalti e pastër.

“ Skenat e Mourinhos? Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veq se të komplimentojmë atë dhe Interin për pozitën në të cilën janë.”

“ Por ne nuk i fusim hundët tek punët e njerëzve dhe klubeve tjera.”

“ Ndoshta është koha që Mourinho të mos merakoset për gabimet që ndodhin ndaj klubeve tjera.” Deklaroi Bettega.