16 shkurt 2010

Leo: Nuk do të pranojmë gol

Strategu i Milanit Leonardo e ka përshkruar ndeshjen e nesërme ndaj Manchester Unitedit si ndeshjen më kruciale për rosonerët këtë sezonë.
“ Ekipet njohin mirë njëri tjetrin, jo vetëm nga ndeshjet e së kaluarës, por edhe për shkak të studimit të vazhdueshëm për secilin. Unë e njoh Manchester Unitedin. Ekipi i Ferguson vjen nga një situatë e vështirë, pasi kanë patur shumë lojtarë të lënduar dhe të cilët janë rikuperuar dalë ngadalë.
“ Por United është ekip që gjithnjë rikthehet më i fuqishëm. Ne kemi cilësitë tona dhe do të vazhdojmë me planin tonë.”
“ 180 minuta vendosin gjithçka. Synimi ynë do të jetë të mos pranojmë gol, por Manchester United është ekip që do të tentoj të shënoj. Milani do të gjej balancë mes mbrojtjes për të mos pranuar gol dhe për ti goditur ata.”
“ Milani ka përvojë që ka fituar aq shumë dhe këtë vit ne kemi shfaqur futboll të kënaqshëm me teknikë të lartë.”
“ Është koha të tregojmë gjithçka në ndeshjen vendimtare të sezonit.”
“ A do të jetë ndeshja e nesërme provimi përfundimtar? Ne jemi cak i testeve çdo ditë dhe ndeshja e nesërme është testi më i madh si për Milanin, Unitedin ashtu dhe për shumë lojtarë. Lojtarët më me përvojë do të konfirmojnë nesër nivelin e lartë të tyre.”
Leonardo shprehet dhe për kundërshtarin e tij direkt, në pankinën tjetër, strategun e kategorisë së rëndë Sir Alex Ferguson.
“ Unë vërtetë e respektoj Sir Alex Fergusonin si trajner sepse unë besoj se ai është njëri prej simboleve. Gjithë ato vite qëndrimi në stol tek ekipi i njëjtë, kjo tregon klasin e tij dhe ska nevojë për të diskutuar më tepër.”
Leonardo ndjen se përvoja e Beckham do t’i ndihmoj rosonerëve për ndeshjen ndaj ish klubit të tij.
“ Ne kemi synime të qarta pa marrë parasysh se për ne luan Beckham.”
“ Beckham është shumë i rëndësishëm në zhveshtore, jo vetëm për shkak të përvojës, por sepse ai është lojtar që ka karizëm dhe që mund t’i kontribuoj këtij grupi.” Përfundoi Leonardo.