18 shkurt 2010

Cesare Maldini: Milan-Manchester, asgjë nuk ka përfunduar

Ish-bosi i Milanit, Cesare Maldini, beson se Rossonerët janë në gjendje ta përmbysin rezultatin prej 3-2 në ndeshjen kthyese kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.
Milani u mposht në San Siro nga Djajtë e Kuq, ndërsa Maldini beson se asgjë nuk ka marrë fund dhe se kuqezinjtë mund ta eliminojnë Unitedin pas takimit të 10 marsit.
“Milani luajti shumë mirë në gjysmën e parë dhe Huntelaar pati dy raste për të dyfishuar epërsinë. Nuk mendoj se Manchesteri do të luante ashtu po të ishte në disavantazh prej 2-0”.
“Mirëpo, skuadra angleze luajti më mirë në pjesën e dytë falë disa përmirësimeve taktike”.
“Ferguson e ka bërë shumë mirë punën e tij, por jam i sigurt se po të kishte shënuar Milani golin e dytë do të shihnim një ndeshje krejtësisht ndryshe”, ka thënë Maldini për Radioincontro.it. /