11 shkurt 2010

Berbatov menzi pret përballjen kundër Milanit

Sulmuesi i Manchester United Dimitar Berbatov menzi pret të përballet kundër Milanit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Manchester United Dimitar Berbatov ka humbur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 2001 ka humbur kundër Real Madridit me Bayern Leverkusen, ndërsa në vitin 2009 kundër Barcelones me Manchester United.
Sulmuesi shpreson edhe për ndonjë finale tjetër në Ligën e Kampioneve. Këtë herë Manchester United do të përballet me ekipin që e eliminoi nga gjysmëfinalja e vitit 2008 AC Milan.
“Unë kam luajtur kundër çdo klubi të fortë në botë, por kur nuk kam luajtur kundër Milanit, “ tha Berbatov për UEFA.com.
“Milan është një ekip i mirë. Në Ligën e Kampionëve çdo ekip është i njëjtë. Unë e di që ata do të përgatiten shumë mirë. “
“Unë jam tifozë i Milanit, sepse atje ka luajtur Marco Van Basten. Unë e admirojë atë shumë, ai për mua është një ndër sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave. “
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Milan të martën, me 16 Shkurt.