11 shkurt 2010

Aguero: Nuk do të qëndroj përgjithmonë te Atletico

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka pranuar se ai mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës.
Aguero tashmë një kohë është cak i klubeve më të mëdha evropiane, por klubi spanjoll refuzon të heqë dorë nga shërbimet e tij. Edhe lojtari 21-vjeçar thotë se ndjehet mirë në Atletico, por nuk mund të mohojë një largim.
“Kam një joshje të madhe për Atleticon por nuk mund të them se do të qëndroj këtu përgjithmonë. Për momentin jam i lumtur këtu dhe i dua fansat. Shpresoj t’ia dal mirë për ta edhe në fushë”, ka thënë Aguero.
Aguero është duke u kërkuar nga një varg klubesh nga Spanja, Italia dhe Anglia, mes të cilave edhe Chelsea dhe Manchester United.