11 shkurt 2010

Moyes: Nëse Chelsea nuk e dëshiron Terryn, do ta marr unë

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, pas fitores së mbrëmshme të Chelseat në Goodison Park, ka mohuar se John Terry është ‘lodhur’ nga kritikat mbi jetën private.
Terry nuk tregoi formën më të mirë në takimin e mbrëmshëm, pasi dy gafat e tij i lejuan Louis Saha të shënojë dy golat e fitores.
“Mendoj se Louis Saha luajti shumë mirë sonte. Ai shënoi dy herë, dhe mund të kishte shënuar katër. Andaj mendoj se ai është më meritori. Por John Terry është një mbrojtës i klasit. Nëse Chelsea nuk e dëshiron, do ta marr unë!”, ka thënë Moyes pas fitores së mbrëmshme.