04 shkurt 2010

Barcelona interesohet edhe për Eboue

Krahas interesimit për Fabregas, Barcelona raportohet se është e interesuar edhe për një futbollist të Arsenalit, Emmanuel Eboue.
The Sun shkruan se Barcelona është e interesuar për shërbimet e Emmanuel Eboue, krahas kapitenit të topçinjve që mbetet caku kryesor i blaugranëve.
Barcelona është duke kërkuar portier, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor dhe ata janë të gatshëm ta testojnë Arsenalin duke ofruar 40 milionë funte për Fabregas, ndërsa apo ashtu kanë edhe Eboue është në radarin e tyre.
Eboue do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është një opsion joshës për katalanasit