20 shkurt 2010

Pellegrini: Ky është Reali më i mirë në 15 vitet e fundit

Manuel Pellegrini nuk është i shqetësuar shumë rreth spekulimeve për largimin e tij, pasi ndjen se ai do ta udhëheqë edhe më tej Realin më të mirë të 15 viteve të fundit.
Pas humbjes nga Lyoni në Ligën e Kampionëve, Pellegrini u gjend nën presion të madh nga mediat, të cilat vazhdojnë të spekulojnë se Reali është në kërkim të një pasuesi të tij. Por Pellegrini nuk shqetësohet për këtë.
“Akuzat ndaj ekipit nuk korrespondojnë me realitetin. Gjatë të gjitha ndeshjeve të cilat i kemi luajtur jashtë fushës, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ne gjithmonë udhëhiqemi nga qëllimi për të fituar, dhe këtë e bëmë edhe në Lyon”.
“95% e njerëzve e pëlqejnë mënyrën se si luan Real Madridi, dhe ky është Reali më i mirë i 15 viteve të fundit në të gjitha aspektet. Ndoshta mund të kemi më shumë pikë, por edhe më pak shënime, por kjo nuk është ajo që e duam”, ka thënë Pellegrini./