11 shkurt 2010

Behrami 90 minuta në fitoren e West Hamit

Skuadra e West Hamit shënoi fitore të rëndësishme në luftë për sigurimin e ekzistencës në premierligë. West Ham në ndeshjen e javës së 26-të mposhti me rezultat 2:0 skuadrën mjaft të fortë, Birminghamin. Valon Behrami, njëri nga futbollistët më të lëvizshëm në fushë së bashku me bashkëlojtarë të tjerë treguan angazhim të pashoq, e cila ka rezultuar në fitoren 2:0. Diamanti në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi golin e epërsisë, ndërsa Cole në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 67-rë realizoi për fitoren 2:0. Kjo është fitorja në çastet e duhura dhe që iu ka dashur më së shumti që t'i shmangen pozitës së fundit në tabelë. West Ham kalon në vendin e 14-të me 24 pikë, ndërsa Birmingham radhitet në vendin e tetë me 37 pikë të tubuara.