11 shkurt 2010

Shala humbi nga Hamiltoni

Futbollisti shqiptar, Andis Shala, është aktivizuar nga minuta e 58-të e takimit në humbjen e skuadrës së tij, Dundee United. Skuadra e Dundee United pësoi humbje me rezultat 0:2 para shikuesve të vet nga skuadra e Hamiltonit, në kuadër të javës së 24-të të Kampionatit të Skocisë në futboll. Shala luajti 32 minuta, por kësaj here treguan lojë të dobët dhe nuk ishin të denjë të paktën të ndalin një pikë në shtëpi. Golat për Hamiltonin i shënoi futbollisti Paixao (23' e 45'). Dundee United më këtë humbje renditet në vendin e katërt me 39 pikë, kurse Hamiltoni zë vendin e parafundit (11-tin) me 20 pikë. Në fakt, para kësaj ndeshje shumë njohës të këtij sporti e llogaritën favorite Dundee, por befasoi për të keq kësaj radhe përballë Hamiltonit që mori tri pikë me vlerë të madhe në luftë për sigurimin e mbijetesës në ligë.