21 shkurt 2010

Bayern ndalohet nga Nurnberg

Bayern Munich nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen si mysafir i ekipit të Albert Bunjakut, Nurnberg.
Bavarezët kaluan në epërsi që në pjesën e parë me golin e Thomas Muller (38’), por vendasit barazuan me anë të Ilkay Gundogan në pjesën e dytë (54’). Bunjaku nuk arriti të shënojë në portën e Bayernit edhe pse luajti gjithë ndeshjen, gjatë të cilës u ndëshkua me karton të verdhë.
Barazim pa gola ka nxjerrë edhe rivali i Bayernit për titull, Hamburg, në takimin si vendas i Eintracht Frankfurt.
Me pikën e fituar Bayern Munich ngrihet në krye të tabelës së Bundesligës me një pikë më shumë se Bayer Leverkusen, që nesër do të ketë një punë të vështirë në udhëtim te Werder Bremen.