21 shkurt 2010

Stuttgart shkatërron Kolnin

Stuttgart ka shënuar fitore të thellë prej 5-1 në udhëtim te Koln falë katër golave të shënuar nga Cacau.
Braziliani me nënshtetësi gjermane, Cacau, shënoi hat-trick që në pjesën e parë të ndeshjes (13’, 31’, 38’), para se vendasit të barazojnë me anë të Schorsh në fund të kësaj pjese (44’).
Në pjesën e dytë sulmuesi rus Pavel Pogrebnyak shënoi golin e katërt për mysafirët (70), katër minuta para se Cacau shënojë të katërtin e tij dhe të pestin për fitoren e thellë të Stuttgart.