08 shkurt 2010

Barcelona fiton edhe me lojtarë më pak në fushë

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në Camp Nou ndaj Getafes, edhe pse e përfundoi lojën me nëntë lojtarë.
Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, i dha avantazhin ekipit vendas që në minutën e gjashtë të lojës, por blaugranët pësuan një goditje herët në ndeshje, kur mbrojtësi Gerard Pique u përjashtua nga loja në minutën e 24-të.
Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak në ndeshje, kampionët vazhduan lojën e tyre dhe madje shënuan edhe golin dytë, të lehtësisë. Kësaj here autor ishte Xavi Hernandez më minutën e 67-të.
Roberto Soldado shënoi një penalti të vonshme për ekipin mysafir, të shkaktuar nga Rafael Marquez që po ashtu u përjashtua me karton të kuq. Por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë pikë në këtë takim.
Në takim tjetër të La Liga, Valencia ka shënuar fitore 2-0 ndaj Valladolid në Mestalla. Vendasit kryen punën që në pjesën e parë me golat e Ever Banega dhe David Villa (29’).