08 shkurt 2010

Juventus assesi të gjejë formën

Juventusi nuk po arrin të shijojë fitoret as nën drejtimin e trajnerit të ri, pasi biankonerët nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Livornos.

Vendasit nga Livorno kaluan të parët në epërsi me golin e Antonio Filippinit në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa edhe goli tjetër i ndeshjes, ai i barazimit erdhi po ashtu në pjesën e parë, me Nicola Legrottaglie barazoi katër minuta para pauzës (41’).

Tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, Juventus mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi Felipe Melo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por vendasit nuk arritën të përfitojnë nga epërsia numerike dhe u ndanë të kënaqur me vetëm një pikë.

Ky është barazimi i dytë në dy ndeshje për trajnerin e ri të Juves, Alberto Zaccheroni, që i humb këtij ekipi edhe pozitën e pestë, ku tash është ngjitur Palermo.