Kampionët e Europës në fuqi do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e parë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve në Gjermani përballë Shtutgartit.
Objektivi i katalanasve është të bëjnë në tyren këtë trofe për herë të dytë radhazi, gjë që nuk e ka bërë asnjë skuadër që prej vitit 1992, kur Kupa Ae Kampionëve mori emrin që ka sot. Trajneri Pep Guardiola do të ketë disa mungesa të rëndësishme, përfshirë Ksavin, Abidalin dhe mbrojtësi i djathtë, Dani Alvesh.
Barcelona ka 13 ndeshje radhazi që nuk humbet ndaj skuadrave gjermane, duke fituar 11 prej tyre. Gjithashtu, ekipi spanjoll nuk ka humbur asnjë nga gjashtë sfidat e fundit në Gjermani në veprimtaritë europiane, duke arritur katër fitore dhe dy barazime. Skuadra blaugrana nuk ka pësuar humbje në nëntë transfertat e fundit në Ligën e Kampionëve.
Shtutgart – Barcelona, formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Valdes; Pujol, Pike, Milito, Markez; Ture, Buske, Iniesta; Mesi, Ibrahimoviç, Henri. Trajner: Guardiola
Shtutgart (4-2-3-1): Lehman; Selozi, Taski, Delpier, Molinaro; Trask, Kuzmanoviç; Kakau, Kedira, Hleb; Pogrebniak. Trajner: Gros