05 shkurt 2010

Bajerni, tri rinovime në 1 ditë

Bajerni i Mynihut i ka zgajtur kontratat mbrojtësve Daniel van Bujten, Holger Badshturber dhe mesfushorit Tomas Myler. 32-vjeçari Van Bujten ka nënshkruar një marrëveshje që do ta mbajë mbrojtësin belg tek Bajerni për dy sezone të tjera. Ndërsa kontrata e Badshturber dhe Myler do të skadojnë në vitin 2014. Dy 20-vjeçarët kanë dalë nga ekipi i moshave i Bajernit të Mynihut.