05 shkurt 2010

Negocimi, “arma” e Florentino Perezit

Presidenti i Realit, biznesmen i shumanshëm, “hipnotizues” i rrallë dhe “ambasador” i madhështisë
“Ai ka miq që e shoqërojnë deri në ferr. Nëse Djalli vendos të ndërtojë një autostradë për në Purgator, ai do t’ia kalonte këtë sipërmarrjes ACS së”. Ky citim i biografit, Huan Karlos Eskudier, përvijon më së miri këtë njeri. Me ndikim, i përkorë, ëndërrues, por me ambicien e realizimit të ëndrrës, duke bërë që një klub futbolli të funksionojë si një ndërmarrje, Florentino Perezi nuk dëshiron apo i uron gjëra vetes, ai vepron, dhe kur kërkon diçka ia arrin; ai nuk grumbullon para, por i investon ato.
Me syze që përrrethohen me hijeshi nga skeleti metalik, me gamën e tij të kostumeve që shkojnë nga ngjyra e hirtë në blu, me fantazi të veshuri të përmbajtura në minimalen, sjellje të kontrolluara, që vështirë t’i pikasësh se ç’lloj fantazmash sillen në kokën e këtij individi, si një satelit inteligjent mbi planetin futboll. Për të qëmtuar çmendurinë e Perezit, mjafton të shohësh Realin. Klubi i tij, makthi i tij, dashuria e tij “e pakufishme, e pashtershme”, një klub për të cilin ai përherë ka qenë i gatshëm të rrezikojë pasurinë dhe errësimin e emrit të tij.
Ndryshe nga ç’ndodh, përshembull në Francë, në Spanjë presidentët e klubeve nuk paguhen, ato nuk kanë pagë. Pronari i një klubi në Spanjë janë ortakët apo “socios”. Një president i zgjedhur është një “Papë” pa të nesërme, një episod, një erë. Pas “mbretërimit” të Ramon Kalderonit, ku premtimet ndiqnin njëri tjetrin, ku kredibiliteti i klubit më të madh në Evropë dhe botë ishte cënuar jo pak, Perezi i hyri punëve dhe arriti në tri ditë të bëjë atë që paraardhës apo pasardhës nuk e kishin bërë në tre vjet: tek Reali erdhën Kaka (65 milionë euro) dhe Ronaldo (96 milionë euro). Atij i pëlqen të jetë i përkorë, terreni i parapëlqyer është negocimi; aty ndihet shumë rehat, thuajse i pamundshëm.
Kur e di dhe bindet se çfarë do, i turret. Nganjëherë kjo merr vite përgatitjeje”, shpjegon Migel Roka, politikan, në të njëjtën parti si Perezi në vitet 1980 të. - Po, Perezi është marrë me politikë, si i qendrës së djathtë, shumë pak kohë, tamam aq sa i duhej për të endur rrjetat e para të ndikimit. Perezi ka një përgjigje për të gjithë ato që e akuzojnë për shpenzime të marra në një moment krize botërore: “Ky është një investim dhe jo shpenzim. Në të gjitha kontratat e nënshkruara nga unë në jetën time, ato më të shtrenjta kanë qenë më përfitueset”.
Jeta e tij? Nëse sot ai vlen 17 miliardë euro dhe ka qasje të privilegjuar ndaj financimeve të bankave të mëdha spanjolle (”Grupi Santander”, më i madhi dhe në fakt edhe BBVA), Perezi është mbi gjithçka një “self made man”, një njeri që e ndërtoi dhe zhvilloi pushtetin e tij vetëm, pa iu detyruar asgjë askujt. “Socios” i Realit në moshën 14 vjeç (1961), djali i një tregtari modest parfumerie, që shkonte të shihte Realin çdo të diel në zymtësinë dhe regjimin e kursimit të Spanjës frankiste të Pas Luftës, ende nuk e dinte se do të luante një rol shumë të rëndësishëm te klubi më i madh në botë, në historinë e futbollit.
Pas përfundimit të studimeve për inxhinieri, sipërmarrësi Perez krijon në modelin e “Pariscope parisien”, “La Guia del Ocio”, një udhërrëfyes i vogël kulturor. Krijuesi i ardhshëm i konceptit “galaktik” tashmë kishte filluar në një farë mënyre të shiste ëndrrën. Sidoqoftë, historia e suksesit nis në vitin 1980, me blerjen e PME së, fond i mirfilltë tregtie i Perezit dhe zanafilla e ACS së, kompania e tij e BTP së, e dyta më e madhe së rrafshin botëror për këtë fushë ndërtimi.
“Mënyra se si ngjizi dhe zhvilloi ACS në, duke nisur nga blerja e BPT së në fillimvitet 1980 të, shpjegon Manuel Romera, rektori i sektorit financiar të “IE Business School”, është një rast studimi i mirfilltë akademik; ai është i shkëlqyer në përzgjedhjen e momentit. Po kështu, Perezi ka ditur të përvijojë një ecuri koherente dhe të rrezikojë në çastin e duhur për të realizuar metamorfozën dhe t’i japë “ACS” së së tij një pozicion lideri”.
Po këto receta u zbatuan apo zbatohen në futboll. Në vitin 2000 Perezi mori në duart e tij fatin e Real Madridit që po perëndonte dhe që po e mbysnin borxhet. Në tre vjet ai “i fryn arkat”, blen futbollistët më të mirë të momentit, nga Zidani tek Bekami dhe cek rezultatet nga më të mirat në historinë e klubit. Menaxhimi dallohet për thjeshtësinë e tij, ai zbaton në futboll po ato receta si në një ndërmarrje dhe kjo jep frytet e saj për këtë ëndrrues prgamatik, por gjithnjë të guximshëm.
Megjithatë, ndodh që ëndrrat të kthehen në kllapi: në 2006-ën ai plotëson rrënimin e fuqishëm të Realit, davaritjen e asaj që hyri në histori si “Era e galaktikëve 1″. Me vdekjen në zemër ai dorëhiqet, por përgatiti për shumë kohë dhe pa zhurmë rikthimin e tij. Atë e akuzuan si i dyshuar për pjesëmarrje në rrëzimin e Kalderonit, pas skandalit të votimeve të trukuara në Asamblenë e Ortakëve, në dhjetor të vitit 2008. Lidhjet e tij me median janë të thella, ama dhe dihet se deri ku mund të shkojë ajo, në këmbim të “scoop” it dhe intevistave ekskluzive. Në të vëretë ai zuri të gjithë hapësirën mediatike dhe fitoi votimin për president të Realit pa asnjë mundim.
Me rikthimin në “fron”, Perezi deklaroi se sukseset e Barsës e motivojnë madje shumë dhe se do t’u vihet t’i arrijë ato dhe t’i parakalojë në lartësitë e Gadishullit, në Evropë dhe botë. Ai kërkon që në një vit të bëjë atë që u bë në tre vite.
Konceptimi i tij për futbollin mbetet po ai: për të ndërtuar një ekip ëndrrash duhen “galaktikë”. Sidoqoftë, për tifozët spanjollë dhe jo vetëm madridas, ai motiv sado i vjetër, paksa i korruptuar nga pushteti, është po ai në thelb: të rijetojnë pasditeve, të shtunave e të dielave nën diellin e ngrohtë, me apo pa babain, si në kohën kur të gjitha mahniteshin me driblemet marramendese të Hentos apo me ato derdhje kalorësie të Di Stefanos