05 shkurt 2010

Menaxheri çon Riberinë drejt Barcelonës

Menaxheri i Frenk Riberi, Alen Miljaçio, ka shtuar spekulimet në lidhje me të ardhmen e francezit. Zëra të shumtë flasin për një largim të mundshëm të fantazistit nga Bajerni i Mynihut verën e ardhshme. Duket se dy klubet më të mëdha të Spanjës, Barcelona dhe Reali i Madridit, do të luftojnë, si për të marrë kampionin francez, ashtu edhe për kapitenin e Arsenalit Sesk Fabregas.
Sipas menaxherit të Frenk Riberi, e ardhmja e lojtarit do të vendoset në muajin mars, kur marrëveshja që Bajerni do t’i ofrojë lojtarit ose do të nënshkruhet ose do të refuzohet, dhe ditën e mërkurë, Miljaçio ka folur për mundësinë që klienti i tij të mund të kalojë tek Barcelona, duke thënë se “do të ishte një gjë fantastike të shikonim Riberinë të luante bashkë me Mesin”.