19 shkurt 2010

Arsenali mund ta fitoj titullin

Nëse keni shikuar kalendarin e Arsenalit, do të vreni se ndeshjet e ardhshme të top çinjve janë mëse të lehta, dhe se ëndrra për titullin mund të bëhet shpejtë realitet.
Legjenda e Arsenalit John Jensen mendon se lista e ndeshjeve të ardhshme të Arsenalit është shumë më e lehtë se e dy konkurentëve direkt për titull Manchester United dhe Chelsea.
Në ndeshjet e ardhshme United do të ketë punë me Evertonin e pastaj me Liverpoolin, kurse Chelsea do të duhet të luaj me Manchester City që po tregohet arrë e fortë dhe me Aston Villën që gjithashtu është tejet e papërshtatshme.
“ Këto do të jenë ndeshjet më të vështira për United dhe Chelsean se sa për Arsenalin.”
“ Rëndësia e fitores ndaj Liverpoolit është e madhe, jo vetëm tri pikë, por dhe shpresat për titullin janë më të mëdha se kurrë.” Theksoi Jensen.

Kalendari i Arsenalit:

Arsenal vs Sunderlnad – E shtunë 20 Shkurt
Stoke City vs Arsenal – E shtunë 27 Shkurt
Arsenal vs Burnely – E shtunë 6 Mars
Hull City vs Arsenal – E shtunë 13 Mars
Arsenal vs West Ham – E shtunë 20 Mars
Birmingham vs Arsenal – E shtunë 27 Mars
Arsenal vs Wolves – E shtunë 3 Prill