18 shkurt 2010

Arrestohen shtatë futbollistë turq për kurdisje

Diyarbakir, 18 shkurt – Policia turke ka arrestuar 73 persona, në mesin e tyre edhe shtatë futbollistë, të cilët dyshohet të jenë pjesë e rrjetit të kurdisjeve nëpër bastore. Futbollistët e arrestuar janë lojtarë të anëtarit të ligës së parë të Turqisë Gaziantepspor, dhe të Ligës së dytë, Gaziantep, Buyukshehir dhe Belediyespor.Gjatë aksionit të bastisjes policia ka marrë me vete edhe disa kompjuterë, në të cilët të të dyshuarit për përzierje në këtë kurdisje të rezultateve paguanin baste ilegale.Basti në Turqi është nën kontroll të rreptë, pasi lejet për hapjen e bastoreve i jep ekskluzivisht shteti..