18 shkurt 2010

Juventus ringjallet ne Europe

Juventus duket se eshte ringjallur. Bardhezinjte pas fitores ne kampionat ndaj Xhenoas arrijne te mposhtin edhe Ajaksin ne Amsterdam me rezultatin 1-2, ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen Europiane.

17 minuta nga nisja e takimit holandezet kalojne ne avantazh me ane te Miralem Sulejmani. Por skuadra e drejtuar nga Zakeroni arrin te kunderpergjigjet me Amaurin ne minuten e 32 i cili shfrytezoi mjaft mire nje top te marre prej De Celjes duke sigluar barazimin 1-1 per 45 minutat e para.

Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli vjen prej bardhezinjeve, qe ne minuten e 58 shenojne serish me ane te Amaurit. Minutat e mbetura vec kartonit te kuq per Salihamixhic nuk rezervojne ndryshim rezultati. Pas kesaj fitorje Juventus hipotekon kalimin per ne 1/8 e kompeticionit.