21 shkurt 2010

City, 140 milionë funte për dyshen Gerrard-Torres?

Sipas spekulimeve më të reja, Manchester City do të ofrojë 140 milionë funte për të siguruar shërbimet e dyshes së Liverpoolit, Steven Gerrard dhe Fernando Torres.
Çështjet financiare të Redsave vazhdojnë të jenë shqetësuese, ndërsa nëse nuk sigurojnë kualifikimin për Ligën e e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, të kuqtë do të detyrohen të shesin disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Ndërkohë mediat britanike raportojnë për një shumë të majme parash që ofrojnë ‘pasanikët’ për të rrëmbyer dy lojtarët kryesorë të Liverpoolit, ndërsa veç tjerash edhe lojtarët mund të joshen nga pagat e larta që është i gatshëm të paguajë City