02 shkurt 2010

Lampard: Me Drogban jemi më të fortë

Frank Lampard, futbollist i Chelsea ka thënë se së bashku me Didier Drogba janë dyshja më ë fortë dhe që mund ta çojnë deri te titulli i premierligës. “Është një periudhë shumë e rëndësishme e kampionatit. Ne jemi në një formë të mirë dhe është e rëndësishme të vazhdojmë. Tash Drogba dhe Kalou janë rikthyer në skuadër. Ata janë dy futbollistë të shkëlqyeshëm, të cilët do ta forcojnë skuadrën. Pa ta ne luajtëm mirë, tash me ta do të jemi edhe më të fuqishëm”, tha Lampard.