13 shkurt 2010

Alex në shënjestër të Bayern

Bayern Munchen është i interesuar për futbollistin e Chelseas, Alex.
Qendër mbrojtësi brazilian është i zhgënjyer tek klubi anglez, pasi që nuk po gjen hapësirë të luajë rregullisht në formacionin bazë.
Klubi bavarez, i cili ndihet i hendikepuar pa mbrojtësin Lucio, që e shiti tek Inter, duket se nuk do të heqë dorë lehtë nga ish futbollisti i PSV Eindhoven, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Blues.
Për Alex interesim ka shprehur edhe klubi spanjoll Atletico Madrid.