13 shkurt 2010

Klinsmann, kandidat për Izraelin

E përditshmja franceze L'Equipe ka konfirmuar se Izraeli po mendon për Jurgen Klinsmann për selektor të ri të këtij vendi.
Federata e Futbollit nga Tel Avivi është në kërkim të një trajneri për ta zëvendësuar Dror Kashtan, që u shkarkua pas mungesës së kualifikimit në fazën finale të Botërorit, në program në muajin qershor në Afrikën e Jugut.
Klinsmann e ka udhëhequr Gjermaninë në mes viteve 2004 e 2006. Sezonin e kaluar ai e kishte drejtuar Bayernin e Munchenit, por ishte shkarkuar para përfundimit të kampionatit.