
“Nuk kam menduar kurrë ta lija Manchester Unitedin. Kur gjërat nuk funksionojnë si dëshiron, ndihesh i vetëm dhe i lënë anash, por nuk kam dashur asnjëherë që të rikthehem në Portugali. Jam ballafaquar me disa situata jo të lehta, por tash ndihem edhe më i fortë. Unë kam një personalitet të lartë dhe gjithmonë kam besuar në mundësitë e mia”, tha portugezi 23 vjeç.