16 shkurt 2010

“Ne duhet të tregojmë fytyrën e vërtetë të Realit”

Esteban Granero është optimist për ndeshjen e parë kundër Lyonit në Gerlandu.
Real Madrid sonte do te jetë mysafir në Gerland kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve ndërsa Esteban Granero i cili kohët e fundit mori shumë publicitet nga mediat, pretendon se ekipi i Realit do të demonstrojë forcën e saj kundër ekipit francez.
“Ne jemi Real Madrid dhe gjithmonë jemi favorit dhe thjesht ne kemi për të shkuar në çerek finale.
Ne kemi një ekip të aftë për kësi gara të mëdha sic është trofeu i UEFA Champions League. ”