11 shkurt 2010

Xavi: Fabregas ka ADN të Barcës

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se do të jetë mrekulli nëse ata arrijnë ta angazhojnë Cesc Fabregas nga Arsenali.
Xavi po ashtu nuk ka dyshime se Fabregas mund t’i përshtatet lojës së katalanasve, pasi kapiteni i Arsenalit në vete ka ADN-në e Barcelonës.
“Cesc do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm. Ai është lojtar me ADN të Barcelonës. Fabregas në mënyrë të përkryer do të përshtatet në ekip, pasi ai shumë mirë e njeh klubin dhe shumë lojtarë në përbërje. Ai është larguar, por sigurisht se mund të rikthehet”, ka thënë Xavi