




Sebastian Giovinco më në fund ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin e cila e mban atë në Torino deri në qershorin e vitit 2013. Spekulime të shumta ishin përhapur se skuadra të shumta evropiane mund të nënshkruanin me sensacionin e ri italian, derisa Arsenali kishte qenë në ‘pole-position’. Megjithatë, Giovinco përsëri vendosi për skuadrën e tij të zemrës duke nënshkruar kontratë të re me Bianconerët në mëngjesin e ditës së sotme, me ç’rast do ta bart fanellën bardhezi deri në vitin 2013, ndërsa do të përfitojë nga një milionë euro në vit. Qëndrimin në Torino Giovinco e ka bërë për të ndjekur hapat e idhullit të tij, Alessandro Del Piero.