22 tetor 2008

SAKI..

Arrigo Saki është përfolur këto ditë si zëvendësuesi i mundshëm i Zhan Klod Blank në rolin e drejtorit të përgjithshëm të bardhezinjve, por ishtrajneri i suksesshëm i Milanit ka ndërhyrë personalisht në një ndër emisionet që po përflitej kjo temë dhe ka sqaruar: “Fjalë të tilla nuk janë aspak të vërteta, pasi unë nuk kam kontaktuar kurrë me drejtuesit e Juventusit dhe nuk besoj se presidenca e “Zonjës së Vjetër” do ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen”, shprehet Arrigo Saki.