PLATINI: “Goli i Aleksit do kujtohet gjatë”
Juventusi dhe Reali Madridit ritakohen në Ligën e Kampioneve pas plot pesë vitesh dhe sigurisht që në një sfidë kaq të rëndësishme nuk kishte se si të mungonte presidenti i UEFA-s dhe ishkapiteni i bardhezinjve, Mishel Platini. Nga ish-kapiteni te kapiteni, Platini në përfundim të ndeshjes ka duartrokitur paraqitjen e Juves dhe ka thurur elozhe për Del Pieron. “Ndeshje spektakolare dhe falënderoj presidentët e të dyja skuadrave, Koboli e Kalderon për ftesën. Kujtimi im më i bukur nga Juventusi? Sigurisht goli i Del Pieros në ndeshjen ndaj Realit. Thjesht i mrekullueshëm. Talenti nuk ka moshë dhe Aleksi e konfirmon qartë këtë fakt”.