01 nëntor 2008

Galliani: Napoli mund tё jetё konkurent pёr titull

Zёvendёspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur pёr dёshirёn e tij pёr tё arritur sukses nё Serie A si dhe pёr ndeshjen e radhёs, atё kundёr Napolit, duke e etiketuar ekipin kundёrshtar si njё prej konkurentёve pёr skudeton.
“Ata kanё njё ekip qё mund tё luftojё pёr skudeto. Napoli ёshtё e para nё tabelё pas nёntё javёsh, qё nuk ёshtё njё periudhё shumё e gjatё, por e mjaftueshme tё tregojё kapacitetin e kёtij ekipi pёr tё luftuar pёr skudeto, ose sё paku pёr njё pozicion tё lartё”, ka thёnё Galliani. “Tashmё kam thёnё qё nё qershor se do tё fokusohemi nё ligё kёtё sezon. Sistemin e rotacioneve do ta aplikojmё vetёm nё Kupёn UEFA. Ekipi ёshtё shumё i fokusuar nё kampionat kёtё kohё”, ka shtuar italiani.