01 tetor 2008

LAJMET NEWS 30/31.09.2008


Gerolin: Romës nuk do t’i mungojë Totti
Drejtori sportiv i Sienas, Manuel Gerolin, beson se Roma do të jetë në formën më të mirë në takimin kundër skuadrës së tij këtë fundjavë, pavarësisht se shumë lojtarë do të mungojnë për këtë takim.Roma do ta vazhdojë edhe ndeshjen e radhës në Serie A, pa praninë e simbolit të klubit, Francesco Totti, ndërkohë që Gerolin mendon se kjo nuk do të jetë pengesë për kryeqytetasit që të jenë të rrezikshëm. “Fillimi i sezonit të ri nuk është i lehtë për skuadrat e mëdha, sidomos atëherë kur kanë shumë lojtarë të lënduar. Për Romën mungesa e Tottit është një humbje e madhe, mirëpo ata kanë lojtarët e duhur për ta rikuperuar këtë mungesë”, ka thënë Gerolin.
*****************************

Seedorf: Dua Kupën UEFA dhe Superkupën e Evropës
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, thotë se dëshiron që ta fitojë Kupën UEFA dhe pastaj të festojë në ndeshjen me fituesin e Ligës së Kampionëve.Rosonerët përgatiten për ndeshjen e kthimit ndaj Zurichut që zhvillohet nesër, por tashmë janë me një këmbë në fazën e grupeve të Kupës UEFA, falë fitores në San Siro para dy javësh. “Këtë vit dua të fitojmë në Kupën UEFA dhe pastaj të fitojmë ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve në Superkupën Evropiane”, ka thënë Seedorf.
**********************************

Diego: Dua të luaj në Itali
Para ndeshjes së sotme ndaj Interit, mesfushori i Werderit, Diego, ka zbuluar se në të ardhmen ai dëshiron që të luajë për ndonjë klub në Serie A.Diego ka pranuar se në të kaluarën ka pasur kontakte me ekipe nga Serie A dhe thotë se për momentin është i kënaqur në Werder, por ka theksuar se në të ardhmen do të dëshironte të luajë në Itali. “Mund të them se kisha kontakte me klube nga Serie A, por unë kam marrëveshje me Werderin dhe për momentin mendoj vetëm për klubin tim”, ka thënë braziliani. “Nëse ndonjë ditë do të luaja në Itali? Ndjehem mirë në Bremen, por sigurisht që në të ardhmen do të dëshiroja të luaj në Serie A”, ka shtuar braziliani.
********************************

Lëndimet prishin gëzimin e Fergusonit
Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, pranon se lëndimet e tre prej lojtarëve të tij e lënë në hije fitoren e mbrëmshme ndaj ekipit danez Aalborg.Dimitar Berbatov më në fund gjeti rrjetën kundërshtare pas transferimit tek djajtë e kuq, por kampioni i Anglisë humbi tre lojtarë, Paul Scholes, Wayne Rooney dhe Rafael, për shkak të lëndimeve. “Jemi të lumtur që i fituam të tre pikët edhe pse lëshuam shumë raste. Por është shumë keq që disa lojtarë pësuan lëndime dhe ndoshta kjo do të jetë çmimi i kësaj fitoreje”, ka thënë trajneri skocez. “Por, katër pikë nga dy ndeshje është një rikthim i mirë dhe ne gjendemi atje ku dëshirojmë të jemi. Berbatov arriti dy gola fantastik. I dytë vërtet ishte i bukur”, ka shtuar Ferguson pas ndeshjes së mbrëmshme.
******************************

Materazzi: Nuk e meritova kartonin e kuq
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, thotë se nuk e ka merituar kartonin e kuq në ndeshjen derbi kundër rivalit të qytetit, Milanit.Materazzi ishte i zëvendësuar, kur iu tregua karton i kuq për shkak të fjalosjeje me arbitrin nga stoli rezervë dhe do të mungojë një ndeshje në Serie A. “Nuk mendoj se i thash diçka të keqe arbitrit, por ashtu janë rregullat. Besoj se në atë moment të gjithë tifozët e Interit, mes të cilëve jam edhe unë, reagojnë ndaj arbitrit kur akordon diçka”, është arsyetuar Materazzi.
**********************************

Dy barazime në Grupin F
Dy takimet e Grupit F të cilat u zhvilluan ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit në Allianz Arena, dhe ndërmjet Fiorentinës dhe Steaua Bucurestit në Artemio Franchi përfunduan me rezultat të barabartë.Ze Roberto e ka shpëtuar Bayernin nga humbja në shtëpi nga francezët e Lyonit, të cilët kaluan të parët në avantazh (25’) pas një autogoli të De Michelis. Gjermanët nuk u dorëzuan duke arritur barazimin në pjesën e dytë (52’) me anë të Ze Robertos, i cili i shpëtoi bavarezët nga humbja turpëruese në Allianz Arena. Rumunët nga Steaua Bucuresti ia kanë mohuar tre pikët skuadrës së bashkëvendësit të tyre Adrian Mutu, Fiorentina, duke nxjerrë një barazim pa gola në Artemio Franchi, duke bërë që Fiorentina të lëshojë pikë, pavarësisht se konsiderohej favorit.
*************************************

Van Persie dhe Adebayor shёnojnё dygolёsha
Robin van Persie ka shёnuar dy gola dhe ka asistuar nё njё tjetër, nё fitoren prej 4-0 tё Arsenalit ndaj Portos, nё ndeshjen e grupit G tё Ligёs sё Kampionёve, tё zhvilluar nё Emirates Stadium.Tre ditё pas humbjes sё befasishme nё shtёpi nga Hull City, Van Persie dhe Emmanuel Adebayor, qё tё dy kanё shёnuar nga njё gol nё secilёn pjesё, pёr t’i sjellё fitoren topçinjve ndaj Kampionit Evropian tё vitit 2004, Portos. Van Persie shёnoi golin e parё nё minutën e 31-tё, ndërsa nё minutën e 40-tё harkoi njё korner, top tё cilin Adebayor e dërgoi nё rrjet pёr ta dyfishuar epёrsinё e vendasve. Holandezi shёnoi edhe njё gol tjetër tre minuta pas fillimit tё pjesës sё dytё, ndrёsa Adebayor e vulosi rezultatin me penaltinë e shndërruar nё gol, nё minutën e 71-tё. Ndeshja tjetër e grupit G, ajo mes Fenerbahces dhe Dinamo Kievit ka përfunduar me rezultat tё barabartё, pa gola. Arsenali kryeson me 4 pikё, derisa ndiqet nga Porto me 3 pikё. Fenerbahce mban fundin e grupit me vetëm njё pikё tё nxjerrё pas dy ndeshjes.
**************************************

United dhe Villarreal fitojnë
Manchester United ka shënuar fitore të bindshme në Energi Nord Arena kundër skuadrës daneze, Aalborg, me rezultat 3-0, ndërkohë që Villarreali me vetëm një gol të shënuar e ka mposhtur Celticun.Ishte sonte nata e Dimitar Berbatov të tregonte pse Djajtë e Kuq kanë shpenzuar aq para për t’i siguruar shërbimet e tij. Wayne Rooney shënoi golin e parë në ndeshje(22’) për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mysafire. Transferimi i ri i këtij sezoni, Dimitar Berbatov, në minutën 55, e shfrytëzoi një gabim të Thomas Augustinussen, me ç’rast me një volej dyfishoi rezultatin e Manchës. Goli i tretë erdhi nga po i njëjti lojtar i cili shfrytëzoi një krosim të Cristiano Ronaldos për ta shënuar rezultatin përfundimtar, edhe pse United pati mundësi që të shënonte edhe më shumë gola. Ndeshja tjetër në Grupin E, ndërmjet Villarrealit dhe Celticut, i takoi skuadrës vendase. Nëndetësja e Verdhë ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në shtëpi me golin e Marcos Sennas në pjesën e dytë (67’). Në këtë grup prin Manchester United me katër pikë, po aq sa ka edhe Villarreal, që është në vendit e dytë për shkak të golaverazhit.
******************************************

Nistelrooy i sjell fitoren Realit, Juve barazon
Sulmuesi holandez Ruud van Nistelrooy ka shёnuar golin e fitores sё Real Madridit ndaj Zenit St. Petersburg nё kuadër tё grupit G, tё Ligёs sё Kampionёve, ndeshje qё përfundoi me rezultat 2-1, derisa Juventus, qё po ashtu bёn pjesё nё kёtё grup, ka barazuar nё fushё tё BATE.Madrilenёt kaluan nё epërsi pas nёntё minutash lojё, kur Tomas Hubocan shёnoi autogol duke tentuar tё pastrojё harkimin e holandezit Rafael van der Vaart. Zenit arriti tё barazojё nё minutën e 25-tё, me anё tё golit tё Dannyt. Nistelrooy shёnoi me anё tё njё goditje me tё majtёn e tij nё minutën e 31-tё tё ndeshjes, duke i dhёnё fund rekordit tё dështimeve tё Realit nё ndeshjet nё udhëtim nё kёtё garё. Kampioni i nёntёfishtё i Ligёs sё Kampionёve nuk kishte fituar nё shtatё ndeshjet nё udhёtim, qё kur kishte mposhtur Steaua Bukureshtin me rezultat 4-1 nё Rumani nё tetor tё vitit 2006. Nё ndeshjen tjetër tё grupit H, Juventusi ka arritur tё nxjerrё njё pikё nё udhëtim tek ekipi bjellorus BATE. Vendasit kaluan nё epërsi tё dyfishtё (Krivets, 17’, dhe Stasevich, 23’) para se Vincenco Jaquinta tё shënojё dygolёsh pёr tё barazuar pёr Juven (29’ dhe 45’).
*****************************************

Scolari e din çfarë e pret në Rumani
Trajneri i Chelsea, Luiz Felipe Scolari, thotë se është mirë i njohur me kualitetin e ekipit rumun Cluj dhe e din se çfarë e pret ekipin e tij në ndeshjen e të mërkurës të Ligës së Kampionëve.“Di për ekipin Cluj nga Rumania. Di shumë më shumë nga ajo çfarë mendoni ju. E di se ka 11 portugezë të cilët luajnë atje dhe i kam përcjellë. Kur isha në krye të kombëtares portugeze, çdo javë merrja raporte nga Cluj”, ka thënë Scolari.“I kam të gjitha informacionet e nevojshme. U kam thënë lojtarëve të mi se çfarë na pret në ndeshjen në Rumani”, ka shtuar braziliani.Ekipi rumun garon për herë të parë në historinë e vet në Ligën e Kampionëve, por tashmë në ndeshjen e parë të luajtur në Olimpico, rumunët befasuan duke shënuar fitore ndaj Romës.
*********************************