Toni Adams menaxher i ri i Portsmouthit
Mbrojtësi legjendar anglez, Toni Adams, do të jetë menaxheri i ri i Portsmouthit, pas largimit të ish-trajnerit Harry Redknapp në drejtim të Tottenhamit.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit pritet që të prezantohet në konferencën e sotme të shtypit, si menaxher i ri i Portsmouthit. Sipas informatave të mediave angleze, klubi do t’i ofrojë marrëveshje dy vjeçare, që do të nënshkruhet sot pasdite.Debutimi i tij në pozitën e menaxherit pritet të jetë që nesër, kur Portsmouth do të jetë mysafir i Liverpoolit.

Ferguson: Reali nuk e dëshironte Heinzen
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Real Madridi e ka blerë Gabriel Heinzen në vitin 2007 vetëm për ta tërhequr edhe mikun tij të mirë, Cristiano Ronaldon.
Sipas Fergusonit, Heinze kurrë nuk ka qenë prioritet për Real Madridin, por synimet e klubit mbretëror ishin tërësisht të tjera.“Kur ne e shitëm Gabriel Heizen tek Real Madridi e dinim se çfarë do të ndodhë, pasi që Ronaldo ishte shumë i afërt me futbollistin argjentinas”, thotë Ferguson.“E dija se çfarë bëjnë ata. Nuk besoja se ishin të interesuar për Heinze dhe për kualitetet e tij. Qëllimi përfundimtar i tyre ishte të arrinin tek Ronaldo”, ka deklaruar Sir Alex Ferguson.

Fiorentina do të bëjë apel te komisioni disiplinor
Viola ka reaguar ndaj vendimit të komisionit disiplinor për suspendimin e sulmuesit të tyre Alberto Gilardino për dy ndeshje, për shkak të golit të tij kontrovers kundër Palermos.
Gilla ka shënuar golin e tij të shtatë të sezonit këtë fundjavë kundër Palermos duke u ndihmuar me dorë, derisa gjyqtari nuk e kishte vërejtur këtë veprim të tij, ndërsa stafi i Palermos kishte reaguar për këtë gol, duke konsideruar se ishte goli i cili i ndryshoi gjërat dhe u kushtoi atyre me humbje. Nga ana tjetër edhe Viola dëshiron të bëjë një apel për këtë suspendim për njeriun i cili duket të jetë kryesori në lojën e Fiorentinës, pasi mospjesmarrja e tij, sidomos në ndeshjen kundër Interit do të thotë shumë për skuadrën e Prandellit.

Cerezo: Aguero do të mbetet në Atletico edhe shumë kohë
Presidenti i klubit spanjoll Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se Sergio Aguero edhe shumë kohë do ta mbajë fanellën e klubit madrilen.
Sergio Kun Aguero viteve të fundit është ngritur në një prej futbollistëve më të mirë të Atleticos dhe ndër më premtuesit për futbollin evropian. Interesim për të kanë shprehur klubet më të mëdha evropiane si Chelsea, Manchester City, Inter dhe shumë të tjera.“Të keni një personalitet dhe futbollist të shkëlqyeshëm si Kun është një satisfaksion. Aguero është ikonë dhe një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë Enrique Cerezo.“Ne kemi privilegjin të kënaqemi çdo javë me një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe shumë kohë”, ka përfunduar presidenti i Atleticos.

Maldini fitues i shpërblimit Facchetti
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka fituar çmimin Facchetti Award, për lojën e tij ferr dhe aftësitë për të qenë një shembull për të tjerët në fushën e lojës.
Paolo Maldini është një prej legjendave të mbetura në lojë. Ai ka bërë plot 624 paraqitje për klubin milanez dhe ka shënuar 29 gola gjatë kohës së tij. Çmimi ndahet për nder të ish-lojtarit të Interit, Giacinto Facchetti, i cili fatkeqësisht humbi betejën me kancerin në moshën 64-vjeçare, dy vite më herët.Facchetti ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, duke fituar katër skudeto dhe dy Kupa Evropiane me nerazurët. Ai po ashtu bëri 94 paraqitje për kombëtaren italiane gjatë një periudhe 14 vjeçare, përfshirë edhe suksesin në Euro 68 dhe humbjen në finalen e Kupës Botërore 1970.

Ferguson kërkon 25 gola nga Ronaldo
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se pret që Cristiano Ronaldo të arrijë 25 gola këtë sezon.
Portugezi ka lëshuar disa ndeshje këtë sezon për shkak të rikuperimit nga operacioni në gju dhe së fundi u shpall si lojtari më i mirë nga FIFPro për sezonin e kaluar. Me 42 gola për djajtë e kuq, zgjidhja ishte tërësisht e arsyeshme. “Megjithatë mendoj se ai mund t’i arrijë 25 gola. Do ta ketë vështirë për shkak se sezoni i filloi në mënyrë të keqe për shkak të lëndimit”, ka thënë Ferguson.“Numri i golave sezonin e kaluar vërtet ishte fenomenal. Shpresoj se këtë sezon do të arrijë po ashtu të jetë po aq efektiv dhe do të arrijë t’i ndihmojë ekipit”, ka shtuar skocezi.

Costacurta fillon punën si trajner
Legjenda e dikurshme e Milanit Alessandro Costacurta është caktuar si trajner i ri i skuadrës nga Serie B, Mantova.
Pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e mbrojtësit italian i cili së fundmi e ka marrë licencën për trajner, Mantova njoftoi se kanë nënshkruar me 42-vjeçarin si menaxher i tyre. “Mantova është një skuadër cila gjithmonë më ka lënë përshtypje të mirë. Presidenti është i ri dhe ambicioz. E falënderoj shumë atë që ma ka dhënë këtë mundësi, sepse nuk është lehtë t’ia besosh një skuadër të Serie B një trajneri debutues”, ka thënë Costacurta në konferencën për shtyp.

Futbollistet shqiptare aktivizohen pak në Evropë
Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në kampionatet më të forta evropiane, përveçse disa prej tyre kanë pasur minutazh të shkurtër të lojës, skuadrat e tyre nuk kanë shfaqur lojëra të mira këtë fundjavë.
Në Gjermani: Altin Lala u aktivizua vetëm në minutën e 78-të në ndeshjen që Hannoveri barazoi ndaj Werder Bremenit. Ervin Skela u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen që skuadra e tij Cottbus humbi ndaj Frankfurtit. Edmond Kapllani u aktivizua vetëm në minutën e 79’të në humbjen e Karlsruhes këtë javë në Bundesligë. Në Itali: Erjon Bogdani u aktivizua në minutën e 56-të në ndeshjen që Chievo e tij humbi 2-0 ndaj Kaljarit. Në Francë: Lorik Cana u aktivizua 90 minuta në humbjen 2-4 të Marsejës ndaj PSG.

Cech: tash fillojmë nga e para Portieri i Chelseat
Petr Cech ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij tash duhet të fillojnë një tjetër garë pas ndërprerjes së rekordit nga Liverpooli, pas katër vjet e gjysmë moshumbje në shtëpi.
Të dielën Blutë kanë pësuar në Stamford Brige nga të zgjedhurit e Rafael Benitezit me rezultat 1-0, dhe kjo ishte humbja e parë të stadiumin tyre pas 86 ndeshjesh, derisa humbjen e fundit në shtëpi e kishin pësuar nga Arsenali në vitin 2004. “Duhet të fillojmë llogaritjen nga e para. Humbjet ndodhin në futboll dhe duhet t’i harrosh ato dhe të fillosh nga e para”. “Ka qenë një periudhë e mrekullueshme pa humbje në shtëpi, dhe mendoj se askush nuk mund t’i afrohet rekordit prej 86 ndeshjesh pa humbje, mendoj se është një rekord i shkëlqyer”. “Humbja ishte një ndjenjë e panjohur për mua, pasi që nuk kam humbur asnjë ndeshje të Ligës Premier në shtëpi që prej kohës kur jam transferuar te Chelsea”, ka thënë portieri çek.

Mourinho: Nuk mё intereson me kё nёnshkruan Milani
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka refuzuar tё pёrfshihet nё debat rreth huazimit tё yllit anglez tё futbollit, David Beckham, tek rivali i qytetit, Milani, duke thёnё se ai nuk shqetёsohet se me kёnd nёnshkruajnё rosonerёt.
“Nёse Beckham vjen nё Milan do tё isha i lumtur, do tё ishte kёnaqёsi ta takoja atё, pasi qё ai ёshtё njё djalosh shumё sjellshёm dhe i qetё. Nuk ёshtё problem i im nёse zgjidhja e tij ёshtё e mirё ose nёse Carlo do tё jetё i kёnaqur”, ka thёnё Mourinho. “Unё mendoj pёr Milanin vetёm dy herё nё vit ose ndoshta tre apo katёr nёse takohemi nё Kupёn e Italisё. Nuk shqetsohem me kёnd nёnshkruan Milani. Unё jam trajner i Interit dhe nuk dua tё jem mё shumё se kaq”, pёrfundon Mourinho.

Ronaldo lojtari i vitit nga FIFPro FIFPro
(Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë), sot ka publikuar listën e votimit nga anëtarët e saj për 11-shen më të mirë të sezonit 2007-2008, ndërsa ka shpallur si lojtar më të mirë portugezin Crisiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i sezonit, nga kjo federatë, e cila numëron 57 mijë anëtar rreth gjithë botës.Në 11-shen më të votuar ka më së shumti futbollistë spanjollë, derisa nga Italia nuk është asgjë lojtar. Në ekip gjendet edhe John Terry i cili ëshë i vetmi lojtar i cili është i zgjedhur në të katër 11-shet më të mira, që kur ky votim ka filluar në vitin 2005.11 më të mirët në botë sipas FIFPro:Full FifPro World XI:Portierë: Iker Casillas (Spanjë/Real Madrid)Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë/Real Madrid), John Terry (Angli /Chelsea), Carles Puyol (Spanjë/Barcelona), Rio Ferdinand (Angli /Manchester United)Mesfushorë: Steven Gerrard (Angli/Liverpool), Xavi (Spanjë/Barcelona), Ricardo Kaka (Brazil/AC Milan)Sulmues: Lionel Messi (Argjentinë/Barcelona), Fernando Torres (Spanjë/Liverpool), Cristiano Ronaldo (Portugali/Manchester United)