25 tetor 2008

LAJMET NEWS 25.10.2008


"Dhe tregimi për Tottin vazhdon..."
Në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Luciano Spallettit, kapiteni i Romës Francesco Totti mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses si pasojë e një tjetër lëndimi.
Giallorossët kanë pasur një fillim të mbrapshtë në sezonin e ri, ndërsa javët e fundit vërtete kanë vuajtur duke pësuar tri humbje radhazi në të gjitha garat. Simboli romak Francesco Totti pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë loje, disa herë është rikuperuar dhe para ndeshjeve sërish është lënduar, dhe e njëjta gjë ndodh përsëri. Totti i cili ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Romës në dy ndeshjet e fundit mund të mungojë në takimin e të dielës kundër Udineses, pasi në fund të ndeshjes në Satmford Bridge kundër Chelseat, ai ishte ankuar në dhimbje në gju si pasojë e një lëndimi të mëparshëm. Sido që të jetë trajneri i Romës, Spalleti, qëndron optimist për inkuadrimin në fushë të lojtarit më të mirë që ka në dispozicion: “Totti është stërvitur mirë, mirëpo ne do të vendsoim nesër nëse do të luajë ose jo kundër Udines”.

Adebayor: Paratë e shkatërrojnë futbollin
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se paratë e shkatërrojnë futbollin, dhe shton se ai nuk është në kërkim të parave dhe këtë e ka vërtetuar me mbetjen në Arsenal.
“Paratë e shkatërrojnë futbollin. Nuk dua të theksoj emra, por lojtarët e mirë janë për ekipe të mëdha. Dhe shumica e lojtarëve nuk janë në ekip të keq, por ata nuk janë në vendin ose pozicionin e duhur”, ka thënë Adebayor.“Paratë e shkatërrojnë futbollin pasi që disa lojtarë vendimet i marrin mu për shkak të parave. Nëse unë do të merrja vendime të bazuara në para, nuk do të isha në Arsenal. Do të luaja në Barcelona ose Milan”, ka thënë sulmuesi i Togos.

Quaresma: Ronaldo e meriton "Topin e Artë"
Transferi i ri i Interit Ricardo Quaresma beson se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë "Topin e Artë", sepse e meriton atë.
Quaresma ka shprehur bindjen që bashkëkombësi i tij Ronaldo është njeriu që më së shumti e meriton ta fitojë “Ballon d’Or” këtë vit, ndërsa ka shprehur edhe ambiciet që dikur ta fitojë edhe vetë. “Mendoj se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’ sepse është një lojtar i madh. Ai ka punuar shumë për të arritur aty ku është, dhe unë do të kisha dashur ta bëj të njëjtën gjë, dhe shpresoj që një ditë edhe unë ta fitoj këtë titull”, ka thënë anësori portugez.

Ferguson: Hargreaves nuk është në shitje
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se mesfushori, i cili ka prirje të shpeshta për lëndime, Owen Hargreaves, nuk do të largohet nga Djajtë e Kuq në janar.
“News of the World” kanë njoftuar se Ferguson dëshiron ta largojë nga skuadra mesfushorin anglez i cili ka probleme të shpeshta me lëndime dhe se një ofertë e mirë do të pranohet në janar. “Owen nuk është në shitje. Shitja e tij as që nuk vjen në konsideratë. Ai është lënduar disa herë që nga ardhja në klub, mirëpo anëtarët e United e dinë se çka ka dhënë ai për skuadrën drejt fitores ë Ligës së Kampionëve”, ka thënë trajneri i Manchës.

Kaka: Beckham do tё dёshiroje tё qёndrojё mё gjatё
Ylli brazilian i Milanit, Kaka, thotё se David Beckham ka dёshirё tё mbetet disa vite nё Milani, pasi ta shijojё atmosferёn e klubit.
“Kёto tri katёr muaj qё pёrmenden, mund tё shndёrrohen nё vite”, ka thёnё Kaka. “Jam shumё i lumtur pasi qё kurrё nuk kam luajur me Beckham. Tё gjithё qё kanё luajtur thonё se ai ёshtё njё lojtar fantastik, njё lojtar i cili mund t’i ndihmojё Milanit”. “Mendoj se Beckham do tё ndeshet me njё joshje kёtu dhe do tё dёshirojё tё qёndrojё mё gjatё, pasi tё fillojё tё stёrvitet me disa lojtarё tё mёdhenj”, shton fituesi i Topit tё Artё.

Milito: Genoa dëshiron fitoren
Sulmuesi i rikthyer te Genoa, Diego Milito, ka thënë se skuadra e tij planifikon fitore ndaj kampionit aktual të Serie A, Inter, në ndeshjen e të dielës.
“Taktikat e trajnerit kanë të bëjnë me mua, dhe më pëlqen shumë ky sistem i lojës, sikurse bashkëlojtarëve të mi”. “Të luash pranë lojtarëve si Sculli, Palladino, Jankovic dhe Gasbarroni i bën gjërat shumë më të lehta për mua”. “Ne do të shkojmë në Giuseppe Meazza për të fituar, të përqendruar dhe pa frikë, do të luajmë mirë dhe do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv”, ka thënë ish-sulmuesi i Zaragozas.

Kosova refuzohet nga FIFA
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Kosovare të Futbollit për anëtarësim në këtë organizëm.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar të premten në Cyrih duke i dhënë një goditje të rëndë sportit kosovar, edhe pse ky refuzim ishte sadopak i parashikuar duke pasur parasysh se për t’u pranuar Federata e Futbollit të një shteti në FIFA, duhet që paraprakisht shteti të jetë anëtar i OKB-së. Megjithatë shpresa e vetme e Kosovës ishin Ishujt Faroe, të cilat edhe pse nuk janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata janë të anëtarësuar në FIFA dhe organizmat tjerë të futbollit botëror. “Tentativa e Kosovës që t’i bashkohet trupit të FIFA-s, është refuzuar”, ka thënë shkurt sekretari gjeneral, Jerome Valcke .

Calderon: Ronaldo tashmë është i harruar
Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se klubi mbretëror zyrtarisht do të tërhiqet nga përpjekja për të angazhuar Cristiano Ronaldon, dhe se portugezi do të arrijë në Santiago Bernabeu vetëm nëse Manchesteri vendos ta shesë.
“Tashmë është e harruar, jo vetëm për një përpjekje të re në janar, por përgjithmonë. Ne do të bisedojmë vetëm nëse Manchester do të vendosë ta shesë lojtarin. Por e gjithë puna tashmë është e kaluar”, ka thënë Calderon.“Ne biseduam për këtë në sezonin e kaluar. Manchester United vendosi të mos e shesë dhe ne nuk deshëm të bëjmë diçka kundër vullnetit të një klubi si Manchesteri. Lojtari vendosi të mbetet në klub dhe ne e pranojmë këtë”, ka shtuar spanjolli.

Wenger i hidhëruar në Gallasin
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka paralajmëruar edhe zyrtarisht kapitenin e ekipit të tij, William Gallas, se sjellja e tij është e papranueshme.
Gallas ishte fotografuar nga disa media angleze duke dalë në një klub nate në Londër me cigare në buzë. “Paraqitjet e tilla janë të papranueshme pasi që ai ka detyrimet e veta si kapiten i ekipit të Arsenalit. Nuk e kam parë fotografinë, por nuk jam i kënaqur. Puna e tij është publike dhe me këtë ka një përgjegjësi të madhe dhe kjo vlen për të gjithë”, ka thënë menaxheri i topçinjve.

Guardiola: Mund ta fitojmë çdo ndeshje
Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola, beson se ekipi i tij mund ta fitojë çdo ndeshje nëse luan lojën e vet argëtuese, si dhe ka mbrojtur sistemin rrotullues i cili disa herë është kritikuar.
“Nëse luajmë mirë dhe e bazojmë lojën tonë në një futboll të mirë dhe shënojmë gola, atëherë tifozët do të jetë në lumtur. Mendoj se ata janë të kënaqur me mënyrën se si ne kemi luajtur”, ka thënë Guardiola.“Ne i bëjmë gjërat të cilat i bisedojmë, me plot dëshirë, dhe duke e bërë këtë mund ta fitojmë çdo ndeshje. Në momentet e vështira duhet të kemi një ekuilibrim në mes të sulmit dhe mbrojtjes. Kjo do të jetë mënyra se si do të mund ta mposhtim Valencian, Sevillan dhe Villarrealin, të cilët janë mbi ne në tabelë”, shton trajneri i ri i klubit spanjoll.

Anelka: T’i tregojmë Liverpoolit kush është “bossi”
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, dëshiron që ekipi i tij t’i tregojë Liverpoolit se kush është “bossi”, gjatë të dielës kur dy ekipet takohen në kuadër të Premierligës.
“Këtë vikend do të ndeshemi me Liveproolin, që do të jetë edhe një test i madh pas ndeshjes me Romën. Të dyja ekipet kemi filluar sezonin mirë dhe jemi në maje të tabelës”, thotë Anelka për Eurosport.“Ne duhet ta shfrytëzojmë ndeshjen për t’i treguar Liverpoolit dhe çdokujt tjetër, se ne jemi ekipi numër një në Angli. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit si dhe për garën për titull”, ka shtuar sulmuesi francez.