22 tetor 2008

LAJMET NEWS 22.10.2008


Zyrtare: Beckham do tё luajё pёr Milanin
Zёvendёspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ylli anglez i LA Galaxy, David Beckham do t’i bashkohet klubit tё tij nga muaji janar deri nё fund tё sezonit, me mundësi qё marrëveshja tё bёhet e përhershme.
Beckhami do t’i bashkohet ekipit italian nё afatin kalimtar tё janarit, derisa sezoni nё ligёn amerikan pauzon, dhe do tё qëndrojё nё Milanello deri nё fund tё sezonit evropian, me mundësi qё tё nënshkruajё marrëveshje tё përhershme. “Beckham dëshiron tё stërvitet dhe tё luajё me Milanin. Ne e dёshirojmё atё. Ai do tё arrijё nё janar dhe do tё nënshkruajё pёr pjesën e mbetur tё sezonit. Nuk ёshtё vetëm njё marrëveshje e afatit kalimtar, por ёshtё njё marrëveshje e madhe. Ai do tё jetё i gatshёm tё luajё pёr Ancelottin nё Serie A dhe nё Kupёn UEFA”, ka thёnё Galliani pёr Corriere Della Sera. “Futbolli sot nuk ёshtё vetëm taktikё dhe teknikё. Ështё edhe pёr stadiumet e mbushura dhe sponsorët. Askush nuk mund t’i mposhtё 65 mijё tifozёt qё i kishim tё dielën”, thotë mё tej zёvendёspresidenti i Milanit. “Stadiumet vetëm do tё stёrmbushen me yje si Beckham, i cili ka kërkuar Milanin pёr mikpritje, jo ndonjë klub tjetër. Me atё, Kakan dhe Ronaldinhon, ekipi jonё do tё jetё njё ekip ëndrrash”, ka shtuar Galliani. Anglezi do tё jetё si huazim nё Milani, pasi qё ai ka kontratё me LA Galaxy, por nёse planet e Gallianit konkretizohen, Beckhami mund tё mbetet nё Milan pёr njё periudhё mё tё gjatё.

Ferguson: Rooney mund tё jetё mё i miri nё botё
Sir Alex Ferguson ёshtё i bindur se Wayne Rooney mund tё jetё futbollisti mё i mirё nё botё nё vitin 2009.
“Ai ёshtё i aftё ta arrijё atё nivel. Edhe ai edhe Cristiano Ronaldo ishin tinejxherё kur erdhën tek ne, por kanё njё progres fantastik”, ka thёnё Ferguson “E vetmja arsye pёr tё cilёn nuk themi se Wayne ёshtё nё tё njëjtin nivel me Cristianon ёshtё fakti se njёri prej tyre arriti 42 gola nё sezonin e kaluar. Mu pёr kёtё Cristiano duhet ta fitojё Topin e Artё. Nёse edhe Wayne mund ta arrijё atё nivel, atёherё edhe ai do tё jetё atje”, përfundon Ferguson.

Prandelli: Gabimet tona na ndëshkuan
Trajneri i Fiorentinёs, Cesare Prandelli, pranon se ekipi i tij ka paguar pёr gabimet e veta nё tё dyja anёt e fushës, nё ndeshjen e mbrëmshme tё Ligёs sё Kampionёve, tё cilёn e humbi me rezultat 3-0 ndaj Bayern Munichut.
“Kishim njё fillim tё vështirё, por qё nga minuat e dhjetё filluam tё luajmë dhe krijuam raste interesante. Na mungoi saktësia para golit dhe fati, por u përpoqëm dhe nuk ishim tё nënshtruar nga ekipi, qё ёshtё pretendont pёr tё fituar Ligёn e Kampionёve”, ka thёnё Prandelli. “Kishte gabime dhe pёr kёtё u ndëshkuam. Pёr fat tё keq, ne nuk i shfrytëzuam gabimet e tyre. Krijuam raste, por nuk shënuam”, ka shtuar trajneri italian.

Totti dëshiron pesë gola kundër Chelseat
Simboli i Romës Francesco Totti është i shqetësuar me formën e dobët të skuadrës së tij, mirëpo ai është ambicioz për ndeshjen e të mërkurës kundër Chelseat dhe ka kërkuar nga Giallorosët që të shënojnë pesë gola në Stamford Bridge.
“Jemi të shqetësuar me rezultatet që flasin kundër nesh. Megjithatë, skuadra është e fuqishme dhe kompetitive dhe jam i sigurt se do ta kalojmë këtë moment të vështirë”. “Dëshiroj të shënojmë pesë gola në një stadium aq prestigjioz dhe kundër njërës nga skuadrat më të mira në Evropë”, ka thënë kapiteni. Romakët aktualisht janë të tretët në grup, mirëpo ata mund të kalojnë të parët nëse e mposhtin Chelsean.

Arsenali fiton thellё ndaj Fenerbahces
Arsenali ka betonuar vendin e parё nё grupin G tё Ligёs sё Kampionёve, pas fitores bindëse prej 5-2 nё udhëtim tek Fenerbahce, derisa fitore befasuese ka shёnur Dinamo Kiev nё udhëtim tek Porto.
Emmanuel Adebayor dhe Theo Walcott shënuan brenda minute (10 dhe 11’), pёr tё çuar Arsenalin nё epërsi tё dyfishtё. Megjithёse Mikael Silvestre shёnoi gol nё rrjetёn e gabuar nё minutën e 19-tё, topçinjtë shtuan sёrish avantazhin tre minuta mё pas me anё tё Abou Diaby (22’), pёr tё shkuar nё pauzën mes ndeshjeve me diferencё prej dy golash (3-1). Alexandre Song shёnoi njё gol tё katërt pёr djelmoshat e zgjedhur nga Arsene Wenger, qё nё fillim tё pjesës sё dytё (49’). Dani Guiza shёnoi golin e dytё pёr vendasit, 12 minuta para fundit tё kohës sё rregullt, derisa 17-vjeçari Aaron Ramsey vulosi rezultatin nё minutat shtesё (90’). Dinamo mposht Porton Ndёrkaq nё ndeshjen tjetër tё grupit G, Dinamo Kiev ka befasuar Porton. Olexander Aliyev ka shёnuar golin e vetëm tё ndeshjes pas 27 minutash lojё. Derisa Dinamo shёnoi fitoren e parё nё 16 ndeshje nё Ligёn e Kampionёve, goli i Aliyev i dha fund serisё sё 11 ndeshjeve tё pamposhtura tё Portos si nikoqir nё garёn Evropiane. Arsenali kryeson me 7 pikё nё grupin G, ndёrsa Dinamo Kiev ngritet nё vendin e dytё me 5 pikё.